Komisioni i përbashkët për persona të pagjetur, Gara: Mbetet si shpresë e re
Në takimin e fundit, trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, më 17 dhjetor në Bruksel, është arritur pajtimi për zbatim të plotë të deklaratës për personat e pagjetur dhe formimin e komisionit të përbashkët. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në magazinën “Info plus’ në RTK tha se çështja e personave të zhdukur ka qenë dhe mbetet prioritet i këtij komisioni, përkundër pengesave politike që ka bërë Serbia.
“Çështja e të pagjeturve mbetet si çështje me prioriteti, mbetet si shpresë në kuptim të adresimit të ngecjeve, përkundër përpjekjeve tona. Kjo për arsye të skajshme politike të Serbisë, madje edhe në çështjen e personave të zhdukur”, tha Gara.
Sipas tij, formimi i një komisioni të përbashkët për persona të zhdukur ka qenë i pashmangshëm, ashtu si është parapa me marrëveshje të mëparshme. Kjo ofron një mundësi për adresimin e ngecjeve, në arritjen e rezultateve konkrete.
“Ditët dhe javët në vazhdim, në janar ose shkurt, do të mësojmë për punën e mëtejme, se si do të shkojnë punimet, në baze të asaj marrëveshje”, tha Gara.
Ai shtoi se arritja e kësaj marrëveshje është vlerësuar si progres, duke para bllokimin e deritashme, nga ana e Serbisë. Kjo, shton ai, tani shihet si një mundësi më e mirë
Gara shtoi se edhe gjatë vitit 2044 Serbia ka vazhduar me bllokada, përkundër takimeve që kishin më parë. “Përkundër dakordimit për kërkimin në disa lokacione, kemi pas pengesa. Kemi pas dakordime, por nuk është realizuar asnjë nga to”.
