Dortmund del fitues nga `Volkswagen Arena`

Borussia Dortmund ka arritur fitore me rezultat 3-1 ndaj Wolfsburg në ndeshjen e vlefshme për Javën e pesëmbëdhjetë në Bundesliga, të zhvilluar në “Volkswagen Arena”.

Mysafirët e kanë nisur ndeshjen me vrull dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e pestë, kur Malen ka shënuar pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Bensebaini. Vetëm tre minuta më vonë, Brandt ka asistuar për Beier, i cili e ka dyfishuar rezultatin me një finalizim të saktë. Beier e ka shpërblyer Brandt me një asist, dhe ky i fundit ka shënuar golin e tretë për Dortmundin, duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi të qartë 3-0.

Në pjesën e dytë, trajneri i Wolfsburg, Ralph Hasenhuttl, ka reaguar me dy zëvendësime, duke rritur presionin e vendasve. Përpjekjet janë shpërblyer në minutën e pesëdhjetë e tetë, kur Vavro ka shënuar pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Arnold, duke e ngushtuar rezultatin në 3-1.

Megjithatë, Dortmund ia ka arritur ta menaxhojë avantazhin deri në fund dhe ka siguruar tri pikë. Në tabelën e Bundesliga, e cila kryesohet nga Bayern Munich me tridhjetë e gjashtë pikë, Borussia Dortmund renditet në vendin e gjashtë me njëzet e pesë pikë, ndërsa Wolfsburg mbetet në vendin e njëmbëdhjetë me njëzet e një pikë.


Go to TOP