Fonseca e kupton zhgënjimin e tifozëve, synon kthesën ndaj Verona
Trajneri i Milan, Paulo Fonseca, ka thënë se e ku[ton zhgënjimin e tifozëve pas barazimit pa gola ndaj Genoa fundjavën e kaluar në Serie A, ku skuadra kuqezi ishte fishkëllyer nga tifozët në “San Siro”.
Fonseca ka theksuar se ekipi është i vendosur të reagojë kur të përballet me Hellas Verona të premten.
“Ne të gjithë e kuptojmë frustrimin e tifozëve, por nuk është askush më shumë se ne që dëshiron të fitojë. Mund të punojmë me ndershmëri për të ndryshuar situatën dhe respektojmë protestën e tyre”, ka thënë tekniku portugez në një konferencë për shtyp.
Fonseca, i cili e kishte marrë drejtimin e Milanit në qershor, beson se problemet kryesore të ekipit nuk janë teknike apo taktike, por më shumë të natyrës psikologjike. “Nuk më kujtohen ndeshje ku kemi dominuar plotësisht, përveç asaj me Liverpool”, ka shtuar ai, duke kujtuar humbjen 3-1 në Champions League.
Aktualisht Milan gjendet në vendin e tetë në tabelën e Serie A, katërmbëdhjetë pikë larg liderit Atalanta.
