Fabrika e municioneve, Sveçla: Punimet pritet të fillojnë shumë shpejt

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për marrëveshjen e nënshkruar për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve në Kosovë.

Ministri Sveçla tha se se shumë shpejt pritet të fillojë punimet për këtë fabrikë të municionit.

“Dje është nënshkruar kjo marrëveshje apo kontratë me quajtur ashtu, siç është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Republika e Kosovës do t’i ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës. Unë Besoj se edhe duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet”, theksoi ai.

Sipas tij, vullneti është që kjo të bëhet sa më parë, dhe se është parë gatishmëri edhe nga pala tjetër që të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses.

Ministri ka theksuar se ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë. Ai ka përmendur se vendi është në bisedime dhe negociata me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Kosovës.


Go to TOP