RrGK: Vendimi i KPM-së ndaj ‘Big Brother’ hap i rëndësishëm

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mirëpret vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për të dënuar emisionin “Big Brother” lidhur me ankesën e tyre për promovim të dhunës në familje.

Nga RrGK thonë se ky është një hap i rëndësishëm drejt adresimit të shkeljeve etike dhe mbrojtjes së standardeve profesionale në media.

RrGK po ashtu ka njoftuar se në ditët në vijim, do ta publikojnë komunikatën e plotë posa ta pranojnë vendimin zyrtar.

“Etika dhe përgjegjësia mbeten prioritet për një media të lirë dhe të drejtë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP