Hovenier uron Rexhepin për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka uruar gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për zgjedhjen e tij kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në platformën X, Hovenier shprehu mirënjohje të thellë për ish-kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka-Nimani për siç tha, udhëheqjen e saj në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, shkroi tutje Hovenier.

Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Siç njoftoi gjykata, ai do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka–Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion. /Kosova.info/


Go to TOP