Osmani falënderon ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kampin Bondsteel për të festuar Festën e Falënderimeve bashkë me ambasadorin amerikan.

Ajo ka falënderuar ushtarët amerikanë dhe ushtarët nga shtete tjera për angazhimin e tyre për paqen dhe sigurinë e Kosovës.

“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving). Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP