Abdixhiku prezanton planin ambicioz për shëndetësinë: nga 9 shkurti, ndryshimi po vjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim të suksesshëm me stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë, ku prezantoi planin e tij për një transformim të thellë në sektorin e shëndetësisë.
Plani përfshin rritjen e pagave për mjekët, ndërtimin e një spitali të ri në një lokacion të ri, rritjen e numrit të mjekëve familjarë sipas standardeve evropiane, digjitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor, sigurimet shëndetësore dhe garantimin e punësimit dhe të specializimeve.
“Ky plan ambicioz do ta bëjë Kosovën prijëse në transformimin shëndetësor në rajon,” theksoi Abdixhiku duke falënderuar stafin shëndetësor për pritjen dhe mbështetjen.
Ai siguroi se pas 9 shkurtit, Kosova do të ketë një shtet që kujdeset për qytetarët dhe ata që janë në nevojë.
“Ndryshimi po vjen!” deklaroi Abdixhiku, duke përcjellë mesazhin e tij për një të ardhme më të ndritur për shëndetësinë në Kosovë. /Kosova.info/
