Kurti vlerëson kontributin e Institutit Republikan Ndërkombëtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kurti e vlerësoi partneritetin si dhe rolin e kontributin e institutit.

Sipas komunikatës së Kuvendit në takim u theksua angazhimi i dyanshëm në fuqizimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimit ndaj reformave që kanë për qëllim gjithë përfshirjen.

Tutje thuhet se në fokus të bisedës ishin programet e projektet që në qendër kanë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Kryeministri Kurti ka falënderuar Onoraton për takimin e frytshëm, bisedën produktive dhe bashkëpunimin efikas mes qeverisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar, IRI. /Kosova.info/


Go to TOP