Raporti i Gallup: Kosova renditet e 12-ta në botë për siguri, lë pas Zvicrën dhe Luksemburgun
Sipas raportit të fundit të kompanisë amerikane Gallup mbi sigurinë globale, Kosova renditet në top 24 shtetet më të sigurta në botë.
Në këtë top 24-she, Kosova renditet e 12-ta duke lënë pas Luksemburgun e Zvicrën.
Ky besim është i rëndësishëm për të garantuar që qytetarët të ndihen të sigurt kur ecin vetëm gjatë natës.

Rreth 87% e kosovarëve u përgjigjën pozitivisht për ndjenjën e sigurisë, duke e renditur vendin në mesin e 24 vendeve më të sigurta globalisht.
Ky vlerësimi sipas raportit të Gallup, i përket vitit 2023.
Në listën e shteteve më të sigurta janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda.
Përmirësimi i perceptimeve të sigurisë në Kosovë vjen si rezultat i përpjekjeve të institucioneve për të ndërtuar besimin e qytetarëve dhe për të forcuar sigurinë publike, duke reflektuar ndikimin e masave të përmirësuara në rendin publik.


