Veseli: Lufta kundër hajnisë mund të fitohet me drejtues të pastër

Aktivisti i çështjes kombëtare, Afrim Malsor Veseli, ka ngritur shqetësimin mbi korrupsionin dhe keqpërdorimin e burimeve publike në Kosovë, duke theksuar se zgjidhja fillon nga drejtues të pastër dhe të përgjegjshëm.

Duke përmendur një vendim të vitit 2012, gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, Veseli kujtoi një periudhë kur automjetet zyrtare parkoheshin rregullisht në institucionet publike pas orës 16:00, duke krijuar një shembull pozitiv që, për fat të keq, zgjati vetëm tri javë.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një organ të fuqishëm kundër korrupsionit, si SPAK në Shqipëri duke shpresuar që një dhuratë e tillë nga SHBA të bëhet realitet për vendin. Veseli vlerësoi se ndryshimi është i mundur, por kërkon angazhim dhe drejtues të ndershëm në krye të institucioneve. /Kosova.info/


Go to TOP