Forumi Intelektual përkujton komandant Zahit Pajazitin në ditëlindjen e tij

Artan Nimani, nga Forumi Intelektual Europa, ka përkujtuar komandant Zahit Pajazitin në ditëlindjen e tij, duke e vlerësuar si një prej prijësve më të lavdishëm të luftës për liri dhe çështjen kombëtare.

Nimani e përshkroi Zahitin si simbol të guximit dhe vendosmërisë për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.

“Trashëgimia e tij na frymëzon dhe na kujton se sakrificat e tij dhe të gjithë dëshmorëve janë themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë,” deklaroi Nimani.

“Lavdi përjetë Komandant Zahit Pajazitit dhe të gjithë atyre që nuk kursyen asgjë për atdheun!”. /Kosova.info/

Go to TOP