Prokuroria Speciale e Kosovës reagon ndaj deklaratave të ministres Haxhiu, i quan “tendencioze dhe të pavërteta”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar me indinjatë ndaj qasjes së vazhdueshme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka pretenduar se kjo prokurori ka mbyllur hetimet mbi një pronë milionëshe në Veternik.

Sipas Prokurorisë, ky rast asnjëherë nuk ka qenë objekt hetimi dhe deklaratat e ministres konsiderohen të pavërteta dhe qëllimkëqija, me synim për të dëmtuar imazhin dhe penguar punën e institucionit.

Prokuroria thekson se këto veprime nuk do ta ndalin në luftën kundër kriminalitetit dhe ndjekjen e autorëve të veprave penale. /Kosova.info/


Go to TOP