Aksident mes dy veturave në Lipjan, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksidenti mes dy veturave që ndodhi sonte në fshatin Rufc të Lipjanit.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.


Go to TOP