Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Sonte rreth orës 21.00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për RTKlive se nuk raportohet për të plagosur dhe se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” ka thënë Ahmeti.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka shtuar ajo.


Go to TOP