Inaugurohet “Pharmacon Shelter” në Vushtrri: strehimore moderne për qentë endacakë

Veterineri Fevzi Gërxhaliu njoftoi sot inaugurimin e strehimores së re “Pharmacon Shelter” në Vushtrri, e cila plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për kujdesin ndaj qenve endacakë.

“Strehimorja do të ofrojë kushte të shkëlqyera, përfshirë hapësira të gjera, higjienë të lartë dhe një staf të përkushtuar për t’u siguruar qenve një jetë të lumtur dhe të shëndetshme”, ka shkruar ai.

Gërxhaliu shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e komunës Ferit Idrizi, nënkryetaren Hava Rruka-Mlinaku dhe të gjithë pjesëmarrësit që mbështetën projektin. /Kosova.info/

Go to TOP