Arratiset i dyshuari i kërkuar, arrestohet tjetri që pengoi policët

Policia e Kosovës shkoi për ta arrestuar personin që ishte në kërkim policor, por në pranga të tyre ra një tjetër person i cili i pengoi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare duke mundësuar kështu që i dyshuari i kërkuar të arratisej.

Kjo është bërë e ditur nga organet e rendit në raportin ditor.

“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arritur të ikë . Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


Go to TOP