Kosova niset për Lituani për ndeshjen e radhës në Nations League

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt Lituanisë për t`u përballur me kombëtaren e këtij vendi në kuadër të Nations League.

Para nisjes, “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. 

Në seancën e sotme stërvitore, është rikthyer portieri Arijanet Muriç, i cili kishte munguar në dy stërvitjet e fundit për shkak të një lëndimi. Ndërkaq, mbrojtësi Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi që kërkon trajtim të mëtejshëm.

Pas ndeshjes me Lituaninë më 12 tetor Kosova do të ballafaqohet edhe me Qipron më 15 tetor. /Kosova.info/


Go to TOP