Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Ai e ka falënderuar Ulutash për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për sigurinë e Kosovës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes.
“Falënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj. /Kosova.info/
