Vdes një i burgosur që po trajtohej në spital, ShKK-ja jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

ShKK ka njoftuar se i ndjeri ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Tutje thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. /Kosova.info/

Go to TOP