Trump nuk do një tjetër debat me Harris, kjo e fundit e kërkon me ngulm

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk do të marrë pjesë në një debat të dytë kundër kandidates tjetër, Kamala Harris në një postim në Truth Social të enjten.

Njoftimi vjen dy ditë pasi Harris dhe Trump debatuan për herë të parë, raporton BBC.

Trump pretendoi se sondazhet tregojnë se ai “fitoi qartë” debatin e tij të parë kundër Harris.

Menjëherë pasi Trump shkroi në Truth Social se “nuk do të ketë debat të tretë”, llogaria zyrtare për fushatën e Kamala Harris është përgjigjur.

“Ne u detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër,” tha fushata e saj në X.

Postimi u bë ndërsa Harris foli në skenë në një tubim në Karolinën e Veriut.

Go to TOP