Therje me thikë në Prishtinë

Një person është therur me thikë sot në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Sot rreth orës  18:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një persona thënë Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


Go to TOP