Gjykata Speciale: 153 viktima pjesëmarrëse në rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë

Gjykata Speciale ka treguar numrin e viktimave pjesëmarrëse në rastin Thaçi dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga Gjykata, thuhet se numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast është 153.

“Pas njoftimit nga avokati i viktimave në këtë rast për vdekjen e njërës prej viktimave në fillim të këtij viti, numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në rastin Thaçi tani është 153”, shkruan Specialja. /Kosova.info/

Go to TOP