Abdixhiku falënderon shefin e OSBE-së në Kosovë, për kontributin në zhvillimin demokratik të vendit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e z. Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Kryetari Abdixhiku i uroi z. Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij. /Kosova.info/


Go to TOP