Një muaj paraburgim ndaj gruas që dyshohet se vrau kunatin në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim gruas e cila dyshohet se vrau kunatin në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024.

Ajo dyshohet për veprat “vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

E dyshuara ishte vetëdorëzuar në Polici pas vrasjes.

Policia në vendngjarjen e vrasjes në lagjen “Kodra e Trimave” ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. /Kosova.info/


Go to TOP