Shkodran Tolaj nderohet në Memaliaj për promovimin e vlerave kombëtare

Drejtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut, Shkodran Tolaj, është nderuar nga Komuna Memaliaj në Gjirokastër.

Tolaj mori çmimin e rëndësishëm nga kryetari Albert Malaj dhe festivali “Jehona e Vjosës” me drejtor Viktor Aliu, me motivacion “për promovimin dhe pasurimin e denjë të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda e jashtë vendi duke lartësuar si rrallëherë jetën shpirtërore dhe trashëgiminë e shqiptarëve”.

Me këtë rast artisti e drejtori Tolaj performoi disa pika nga repertori i tij në sheshin e qytetit ku u mirëprit nga qindra qytetarë. Festivali u mbajt në mbikqyrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit  në Shqipëri dhe morën pjesë mbi 500 artistë nga të gjitha trevat që promovuan muzikën polifonike.


Go to TOP