Haradinaj për datën e zgjedhjeve: Po vjen koha e ndryshimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të caktuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në ‘Facvebook’ Haradinaj tha se po vjen koha ndryshimit dhe e bashkimit.

“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP