Alice Bellandi, e artë në xhudo

Xhudistja Alice Bellandi ia ka siguruar medaljen e artë Italisë në xhudo në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Bellandi mundi në duelin final izraeliten Inbar Lanir, duel ky i zhvilluar në kategorinë 78 kg.

Ndërkaq, me medalje të bronztë u stolis portugezja Patricia Sampaio.

Italia pas medaljes se fituar nga Bellandi prek medaljen e 15-të në total në ‘Paris 2024’.

Go to TOP