‘Paris 2024’: 16-vjeçarja nga Koreja e Jugut fiton medaljen e artë

Sportistja e Republikës së Koresë, Ban Hyojin, e ka rrëmbyer medaljen e artë në disiplinën e qitjes me çifte më ajër në distancën e 10 metrave.

Hyojin bëri paraqitje mjaft të mirë në disiplinën e qitje më ajër.

Ajo vetëm që fitojë medaljen e artë, por edhe theu rekordin olimpik në këtë disiplinë, ku Koreja e Jugut nuk fitonte medalje të artë që prej 1992-it të largët.

Medalja ka qenë e veçantë pasi ishte e 100-ta në historinë e Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike verore.

Hyojin zuri vendi e parë duke lënë prapa 17-vjeçaren e Republikës së Kinës, Huang Yuting dhe zvicerianen Audrey Gogniat.

Go to TOP