Vazhdojnë aktivitetet me thirrje ndaj komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se me të gjitha stacionet policore të kësaj drejtorie ka vazhduar me aktivitete të shumta, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës.
Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se kjo fushatë ka përfshirë takime informuese me qytetarë, përfaqësues të komuniteteve, organizata rinore etj. me qëllim të inkurajimit, sensibilizimit dhe informimit të të rinjve nga komunitetet për aplikim, duke qenë kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë e të rejat që të punësohen dhe t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
“Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë. Shfrytëzo këtë mundësi, apliko e bëhu pjesë e Policisë së Kosovës, jep kontributin për vendin tënd dhe shërbeji komunitetit me të cilin jeton! Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.


