Dënimi i Shalës, ragon kreu i PDK-së: Vazhdimësi e verdikteve drakoniane

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit të Pejtër Shalës nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se dënimi i Shalës me 18 vjet heqje lirie është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg, është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët luftuan vetëm për një qëllim – LIRINË e popullit tonë. Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë. Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, ka theksuar Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP