Sllovenia do të dyfishojë praninë në misionin paqeruajtës në Kosovë

Kryeministri slloven Robert Golob njoftoi në fund të samitit të NATO-s në Uashington se Sllovenia do të dyfishojë praninë e saj në misionin e NATO-s në Kosovë vitin e ardhshëm.

Ai shpjegoi se prania e aleancës në Ballkanin Perëndimor po rritet me iniciativën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili e njeh mirë rajonin, raporton Agjencia Sllovene e Lajmeve.


Go to TOP