Serbi i arrestuar për spiunazh kishte qenë polic i Kosovës

Të mërkurën mbrëma, Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person për spiunazh.

Aksioni u zhvillua në regjionin e Mitrovicës, pas një procesi disamujor të hetimeve të kryesuara nga Agjencia Kosovës për Inteligjencë dhe policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria kundër Terrorizmit.

Klankosova.tv mëson se i arrestuar është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.

Po ashtu ai ishte i kërkuar për një sulm të kryer në veri, ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.

Serbi është personi i tretë i ndaluar brenda pak kohësh nga autoritetet e Kosovës, si i dyshuar për spiunazh.

Go to TOP