Tregim historik

Shkruan: Pal ShTUFI

Imazh i kësaj gruaje të re, e cila ushqen me gji një të moshuar në qeli burgu, është shitur për 30 milionë euro. Piktura mund të duket perverse, por tregimi prapa saj vjen nga të dhënat historike.

* * *

Gjatë sundimit të Louis XIV (1638 –1715) në Francë u zbatuan ligje drakonike. Ky i varfër që shihni në pikturë ishte viktimë e atyre ligjeve të ashpra dhe për vjedhjen e një buke u dënua me vdekje nga uria.

Gruaja me fëmijë në krah ishte vajza e tij e vetme dhe e vetmja vizitore në qelinë e tij. Ajo u lejua ta vizitonte çdo ditë, por e kontrollonin detajisht në mënyrë që të mos sillte ushqim për babanë e saj.

Kur as pas katër muajsh burri nuk humbte peshë, autoritetet u befasuan dhe filluan ta spiunonin në qeli dhe, për habinë e tyre të plotë, ata e gjetën vajzën duke i dhënë gji babait të saj.

Kur gjykatësit e kuptuan këtë gjë, për hir të dashurisë së pashembullt të vajzës që kishte për prindin e saj, e amnistuan plakun.

Ky rrëfim dëshmon sa e thellë është dhembshuria e një gruaje në jetën tonë të përditshme, të cilën burrat shpesh e anashkalojnë.

(këtë tregim e kam përkthyer moti, prandaj nuk e di më burimin prej nga)


Go to TOP