Giroud konfirmon largimin nga Milan

Olivier Giroud ka bërë të ditur të hënën se do të largohet nga AC Milan në fund të sezonit aktual, pas tri vitesh të qenit pjesë e skuadrës. 

Reprezentuesi francez, i cili mbërriti në “San Siro” në korrikun e vitit 2021 nga Chelsea, kishte ndihmuar skuadrën ta fitojë titullin e Serie A qysh në sezonin e tij të parë te Milan.

Milan ka shpërndarë një video ku Giroud ka konfirmuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi, megjithëse nuk ka specifikuar destinacionin e tij të ardhshëm.

Ka kohë që raportimet mediale e lidhin Giroud me një lëvizje në Major League Soccer, përkatësisht me Los Angeles FC.

Go to TOP