Këshilli Evropian sanksionon Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez

Këshilli Evropian vendosi sot të listojë tre entitete nën Regjimin Global të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të Bashkimit Evropian për shkak të përgjegjësive të tyre në kryerjen e sulmeve brutale terroriste, pa dallim, që ndodhën në të gjithë Izraelin më 7 tetor 2023.

Subjektet e listuar janë Brigadat Al-Quds, krahu i armatosur i organizatës Xhihadi Islamik Palestinez (organizatë kjo e cilësuar terroriste nga ana e Bashkimit Evropian); Forca Nukhba, një njësi e forcave speciale të organizatës Hamas (organizatë kjo e cilësuar terroriste nga ana e Bashkimit Evropian; dhe Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Me listimet e sotme, masat kufizuese nën Regjimin Global të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së tani zbatohen për 104 persona fizikë dhe juridikë dhe 26 subjekte nga shtete të shumta.

Të listuarat nën regjimin e sanksioneve i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe atyre u ndalohet dhënia e fondeve ose burimeve ekonomike, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për ata ose për përfitimin e tyre. Për më tepër, një ndalim udhëtimi në BE zbatohet për personat fizikë të listuar.

“Në konkluzionet e tij të 21-22 marsit 2024, Këshilli Evropian kujtoi konkluzionet e tij të mëparshme që dënonin Hamasin në termat më të ashpër të mundshëm për sulmet e tij terroriste brutale dhe pa dallim në të gjithë Izraelin më 7 tetor 2023, duke njohur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare humanitare, si dhe duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve pa asnjë parakusht. Këshilli Evropian theksoi se siguria dhe mirëqenia e pengjeve ishte një shqetësim i madh dhe se Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura duhet t’u japin menjëherë qasje humanitare të gjithë pengjeve të mbetura. Këshilli Evropian gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të përshpejtojë punën për miratimin e masave të mëtejshme kufizuese kundër Hamasit”, thuhet në komunikatën për medie të Këshillit Evropian. /Kosova.info/

https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2024/04/12/7-october-2023-terrorist-attacks-in-israel-council-sanctions-three-entities-over-widespread-sexual-and-gender-based-violence

Go to TOP