Casemiro në Arabinë Saudite, Man United gjen pasuesin e brazilianit

Manchester United raportohet se është i impresionuar nga mesfushori brazilian i Atalantës, Ederson.

Braziliani sipas mediave të huaja, është cak i “Djajve të Kuq” në afatin kalimtar të kësaj verë.

Ederson nga krerët e Man Unitedit shihet pasues i denjë i Casemiros, ky i fundit me gjasë në fund të këtij sezoni, do të transferohet në Arabinë Saudite.

Braziliani thuhet se do të jetë lojtari që do të marrë përgjegjësin për mesfushën e skuadrës nga “Old Traffordi”.

Go to TOP