Dekorohet rruga “Ibrahim Lutfiu” për nder të muajit të Ramazanit

Komuna e Prishtinës ka dekoduar rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në prag të muajit të Ramazanit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se dekorimi është bërë për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës në këtë muaj sakrifice.

“Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice. Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve. Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se sonte te Xhamia e Gurit bashkë me kryemiftiun e BIK-ut, Naim Tërrnava,  do  të shohin  zonën e zbukuruar. /Kosova.info/

Go to TOP