Vushtrri: Gjuajti me armë në ajër, arrestohet

Është arrestuar një person në Vushtrri për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në ajër.

Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 29 fishekë.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Go to TOP