Fazliu e shtata në Grand Slam Baku

Laura Fazliu është renditur e 7-ta në Grand Slam Baku.

Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendego.

Në xhiron e tretë Laura hudhi Wazaari dhe zuri në mbajtje për 10 sekonda garuesen gjermane, Agatha Schmidt.

Në çerekfinale Fazliu humbi me 3 dënime për Ippon, nga garuesja e Austrisë, Lubjana Piovesana.

Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku humbi me Ippon nga garuesja e Izraelit, Gili Sharir.

Kosova është përfaqësuar me katër xhudistë në Baku.

Nora Gjakova e ka fituar Medaljen e Argjendtë në këtë aktivitet.

Go to TOP