Një burrë në Podujevë rrahu gruan e tij në prezencë të nënës së saj

Policia ka njoftuar se një burrë në Podujevë raportohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, derisa ngjarja ka ndodhur në praninë e nënës së viktimës.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencë të nënës së saj. Lidhur me rastin është arrestuar nëna e saj e cila është intervistuar si e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari (bashkëshorti i viktimës) gjendet në arrati.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Go to TOP