Donjeta Sadiku nis aventurën në turneun “STRANDJA” në Bullgari
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku të hënën pritet të jetë përballë boksieres nga Mongolia, Monkhor Namuun.
Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, ky meç do të jetë i pari për boksieren kosovare në këtë kompeticion.
Federata e Boksit të Kosovës ka shprehur besimin se boksierja kosovare do të kalojë xhiron e parë pa probleme.
“Besojmë dhe shpresojmë që xhiron e parë ta kalojë pa problem dhe të ecë rrugës për medalje, e cila na mungon nga ky turne prej më shumë se 40 vite”, ka shkruar FBK.
