Akil Gjakova fiton Medaljen e Bronztë në Paris

Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Bronztë në kategorinë -73 kg në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Për të arritur në podium, xhudisti kosovar ka fituar pesë luftëra. Me këtë sukses, Akil Gjakova ka kontribuar edhe në arkëtimin e pikëve olimpike, duke grumbulluar 700 pikë për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Të dielën, dita e tretë e ngjarjes, do të shënohet nga pjesëmarrja e dy xhudistëve të tjerë kosovarë, Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj. 

Në ditën e parë të kësaj gare, Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë, ndërsa Nora Gjakova ka përfunduar në vendin e pestë.

Go to TOP