Policia kryen kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak
Policia e Kosovës ka kryer kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak të Zubin Potokut.
Atje ka qëndruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar kontrollin e kryer dhe qëndirimin e ministrit.
“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizituar ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty”, është shprehur Elshani.
Nuk bëhet e ditur nëse policia ka gjetur ndonjë gjë gjatë bastisjes së këtij objekti.
