Nigeria mposht Angolën dhe kalon në gjysmëfinale

Nigeria ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës pas një fitore vendimtare kundër Angolës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Felix Houphouet-Boigny” është mbyllur me rezultat 1-0. 

Goli i fitores për Nigerinë është shënuar nga Ademola Lookman në minutën e dyzet e një, duke sjellë gëzim për tifozët nigerianë dhe duke siguruar kalimin në fazën e ardhshme të kampionatit.

Edhe pse Angola ka dominuar me një raport të lartë të posedimit të topit, 55%, mbrojtja e Nigerisë ka mbrojtur avantazhin e fituar në pjesën e parë të ndeshjes.

Go to TOP