Flaka Loxha e nis me fitore, përballet me serben

Flaka Loxha është një tjetër garuese e Kosovës që po merr pjesë në Grand Slamin e Parisit.

Flaka këtë event të madh të xhudos e ka nisur me fitore. Ajo mundi garuesen nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova, duke kaluar në rrethin tjetër të këtij turneu.

Garuesja jonë në duelin e radhës do të ndeshet me serben Marica Perishiq.

Edhe Nora në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja jonë ishte më e mirë në duel me bullgaren Ivelina Ilieva, duke fituar këtë ndeshje dhe duke kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.

Kujtojmë se sot në Paris do të garojë edhe Laura Fazliu, një tjetër garues e Kosovës.

Distria Krasniqi në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamin e Parisit.

Distria e ka mposhtur Seyun Jang nga Koreja e Jugut, duke prekur çerekfinalen e këtij eventi të madh të xhudos.

Kujtojmë në këtë turne sot po garojnë edhe Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.

Go to TOP