Policia konfiskon gjësende dhe e bastis një bastore ilegale sportive në Zveçan

Një bastisje sot e ka realizuar Policia e Kosovës në një bastore sportive në Komunën e Zveçanit që ishte ilegale.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, ushtruesdetyre i drejtorit të Policisë në Mitrovicëb e Veriut.

Ai ka bërë të ditur se kanë konfiskuar monitor, televizorë dhe dinarë serbë.

“TV Monitor 14, printer 2, shtëpizë kompjuteri 2, telefon 2 dhe dinarë serb 113580”, ka thënë Elshani. 

Go to TOP