Deputeti i VV’së për takimin e Kurtit me Lajçakun: Nuk do të diskutohet Asociacioni, rezultati në favor të Kosovës

Deputeti i partisë në pushtet, Halil Thaçi thotë se në takimin e kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të diskutohet për Asociacionin.

Thaçi thekson se ky takim mund të sjellë mundësi për bashkëpunim mes palëve.

“Dihet që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim, por asesi nuk do të diskutoj për Asociacionin siç flitet nga opozita. Takimi i Kurtit me Lajçakun mund të sjellë mundësi për dialog dhe bashkëpunim në mes të palëve”, tha Thaçi.

“Por asesi ne dëm të shtetit të Kosovës”, shton ai.

Sipas Thaçit, me Qeverinë Kurti rezultati do të jetë gjithmonë në favor të Kosovës.

“Një gjë është shumë e sigurt me qeverinë Kurti, rezultati nuk do të mungon në favor të Kosovës”, tha Thaçi për Blic.

Go to TOP