Shtetet arabe të Gjirit në gatishmëri të lartë pas sulmeve të Houthit në Detin e Kuq
Derisa lufta Izrael-Hamas po shkakton sulme nga rebelët Houthi të Jemenit kundër anijeve në Detin e Kuq, shtetet e Gjirit Arab që për vite ishin përfshirë në një luftë vdekjeprurëse me Houthi-t janë tani në gatishmëri të lartë.
Arabia Saudite bëri thirrje të enjten për përmbajtje pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta ndaj Houthit në Jemen, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, sipas një zyrtari, raporton CNN.
Në një deklaratë, Riadi të enjten shprehu shqetësimin për sulmet në Jemen dhe bëri thirrje për “përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit në dritën e ngjarjeve që po përjeton rajoni”.
Monarkia e pasur me naftë, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe fqinje, mund të gjenden në një pozitë të vështirë. Të dy shtetet dikur ishin objektiva të sulmeve në vitin 2019 dhe 2022, respektivisht, për të cilat u fajësuan Irani ose përfaqësuesi i tij Houthi në Jemen.
Në vitin 2019, afërsisht 5 për qind e furnizimit botëror të naftës u hoq për pak kohë jashtë linje në një sulm me dron në shkallë të gjerë në objektet e naftës saudite. Në vitin 2022, Emiratet e Bashkuara Arabe e quajtën sulmin e Houthi-t në kryeqytetin e tyre Abu Dhabi si “11 shtatorin e tyre”.
