Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të dyshuarin e ngacmimit seksual

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit për ngacmim seksual në Prizren.

“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në ‘Rrugën e Shkronjave’, saktësisht në ashensorin e ndërtesave ‘Fat grup’ në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografia e të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikimin e tij. /Kosova.info/

Go to TOP